Detaje nga zjarri i madh në Gjakovë, një zjarrfikës i lënduar

Gjakova

Detaje nga zjarri i madh në Gjakovë, një zjarrfikës i lënduar

Më: 10 mars 2019 Në ora: 16:37
Pamje nga zjarri

(E plotësuar) - Një zjarrfikës ka marrë lëndime të lehta trupore gjatë shuarjes së zjarrit që sot kaploi qendrën tregtare Viva Fresh Store në Gjakovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Lirije Podrimaj-Beqiraj, udhëheqëse e Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në policinë e Gjakovës, sipas së cilës në ora 17:15 zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia me të gjitha njësitë relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe fillimisht janë ndërmarr masat emergjente për parandalimin e ndonjë rreziku për qytetarët duke bllokuar komunikacionin në afërsi të vendit të ngjarjes e po ashtu janë evakuuar të gjithë personat që ishin brenda dhe jashtë objektit, thuhet në njoftim.

Image

Ndryshe, policia nuk ka bërë të ditur shkaqet e zjarrit që ka shpërthyer në orët e pasdites së sotme, ndërsa apelon te qytetarët të kenë kujdes maksimal kur është pyetje zjarri, pasi nga pakujdesia ditëve të fundit janë shkaktuar disa incidente zjarri ku është rrezikuar jeta e njerëzve.

***

Nga zjarri i madh që përfshiu objektin gjigant të “Viva Fresh” në Gjakovë ka mbetur i lënduar një zjarrëfikës -gjatë përpjekjeve për ta lokalizuar zjarrin. Po ashtu dëmet materiale janë të konsiderueshme, ka konfirmuar policia

Pasi policia ka marrë këtë informacion janë evakuuar të gjithë personat që kanë qenë të rrezikuar nga zjarri. Ndërsa me lokalizim të zjarrit janë marrë zjarrëfikësit, prej ekipit të tyre lënime ka marrë një nga ta.

Të gjitha njësitë relavante po vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e ngjarjes, tha policia.

“Me datë 10.03.2019 në ora 15:45 stacioni policor në Gjakovë ka marr informacion se objekti  i  qendrēs tregtare ,, Viva fresh store” që gjendet në qendër të qytetit të Gjakovës ishte përfshirë nga zjarri. Të gjitha njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes.  Janë evakuar të gjithë personat që ishin brenda objektit. Policia ka kërkuar ndihmē edhe nga komunat tjera. Dēmet janë të konsiderushme ndërsa të lēnduar nuk ka përveq njē zjarrēfikësi. Të gjitha njësitë vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes”, tha më tej Lirije Podrimaj nga zyra për informim në policinë rajonale të Gjakovës.

Image

***

Supermarketi i madh në Gjakovë “Viva Fresh” është kapluar i tëri nga zjarri. Policia dhe zjarrëfikësit kanë evakuuar njerëzit që ndodheshin në vendin e ngjarjes, por rreziqet janë ende të mëdha. Është zjarr i hatashëm, era e fortë po ndihmon në komplet djegien e objektit, tha Ahmet Hasi nga policia rajonale e Gjakovës

Nga flakët e zjarrit është përfshirë “Viva Fresh” në Gjakovë. Zjarri po vazhdon me intensitet të madh përderisa nuk dihen shkaqet se si është shkaktuar.

Policia ka dhënë detaje për këtë rast, ku fatmirësisht deri më tani nuk ka persona të lënduar.

“Jo nuk ka të lënduar, është zjarr i hatashëm, kanë ardhë zjarrëfikësit dhe policia. Zjarri ka kapluar çdo pjesë të "Viva Fresh-it". Rreziqet janë ende të mëdha nga zjarri. Të gjithë njerëzit janë evakuuar nga vendi i ngjarjes”, tha Ahmet Hasku nga policia e Gjakovës.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme janë raportuar disa zjarrëvenie në vende të ndryshme të Kosovës, por zjarri më i madh është duke ndodhur në qytetin e Gjakovës.

***

Një zjarr i madh ka kapluar objektin e supermarketit “Viva Fresh” në qendër të Gjakovës. Lajmin e ka konfirmuar edhe policia, duke shtuar se të gjitha njësitë e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes

Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan te ky zjarr si dhe nuk dihet nëse ka të lënduar, tha policia. 

“Ka ndodhur një zjarr. Nuk dihen shkaqet, njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes”, tha Lirije Podrimja nga zyra për informim në policinë rajonale të Gjakovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat