Arrestohet i dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Gjakovë

Gjakova

Arrestohet i dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Gjakovë

Më: 12 mars 2019 Në ora: 19:24
Ilustrim

(E plotësuar) - Sonte në orët e mbrëmjes, pikërisht rreth orës 18:30, në fshatin Marmull të Gjakovës, ka ndodhur një vrasje dhe një plagosje me armë zjarri.

“Ju njoftojmë se  i dyshuari A. Gj., është arrestuar nga ana e policisë, këtë lajm e bën të ditur Kryeprokurori Ali Selimaj, nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

I vrari dhe i plagosuri në Gjakovë u qëlluan me automatik

I dyshuari A.Gj., nga i njëjti fshat ka privuar nga jeta T.B., i moshës 40 vjeç dhe ka plagosur A.N., 56 vjeçar.

Sipas deklaratës së të plagosurit, dyshohet se motivi është pronësor. 

Mësohet shkaku që çoi deri te vrasja në Gjakovë – Dalin informatat e para për të vrarin e të plagosurin

Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Kris Gjoka ka konfirmuar se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në një incidenti që ndodhi para pak çastesh në fshatin Marmull.

Gjoka ka bërë të ditur se tashmë kanë identifikuar të dyshuarin dhe se janë vënë në kërkim të tij.

Ndërkohë, në media po raportohet se i vrarë nga ky incident ka mbetur një 40 vjeçar me inicialet T.B nga ky fshat.

Ndërsa i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë dhe është A.N, I lindur më 1963.

Sipas burimeve brenda policisë në Gjakovë deri te incidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të problemeve pronësore.

I dyshuari është i njohur për policinë.

Ai ndodhet në arrati derisa thuhet të ketë kontaktuar policinë të cilës i është thënë se do të vetëdorëzohet.

Një i vrarë dhe një i plagosur në Marmull të Gjakovës

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur në fshatin Marmull të Gjakovës.

Rastin për mediat vendore e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Nga informatat e para nga një patrullë policore në vend të ngjarjes, në këtë incident është një person i vrarë dhe një tjetër i plagosur”, ka thënë shkurt Podrimaj.

Në vendin e ngjarjes janë njësitet e Policisë të cilët po merren me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat