Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

Gjakova

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

Më: 12 mars 2019 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka bërë të ditur se tanimë i dyshuari A. Gj. për një vrasje që ndodhi para pak minutash në fshatin Marmull tanimë është arrestuar nga ana e policisë.

Këtë lajm e bëri të ditur Kryeprokurori Ali Selimaj, nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu, policia në Gjakovë ka konfiskuar edhe armën e cila dyshohet se është përdorur për kryerje të veprës penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat