Sot mbahet konferencë për sfidat dhe të arriturat e gruas shqiptare

Gjakova

Sot mbahet konferencë për sfidat dhe të arriturat e gruas shqiptare

Më: 29 mars 2019 Në ora: 07:01
Ilustrim

Sot në Gjakovë nën patronatin e kryetarit të kësaj komune, Ardian Gjini, dhe me përkrahjen e zyrës së UN Women në Prishtinë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizohet konferenca rajonale mbi “Sfidat dhe të arriturat e gruas shqiptare në rajon në periudhën e pasluftës”.

Fillimisht, pjesëmarrëse me një fjalë hyrëse do t’ju drejtohet kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ndërsa më pas do të ketë katër panele ku do të zhvillohen diskutime mbi tema të ndryshme.

Rreth 15 gra që vijnë nga profile dhe statuse të ndryshme nga rajoni do të diskutojnë mbi temat si gruaja në vendimmarrje dhe sfidat në këtë rrugëtim, fuqizimi ekonomik i gruas për të përmirësuar mirëqenien ekonomiko-sociale, rehabilitimi i gruas dhe sfidat e pasluftës dhe zvogëlimin e pabarazive kulturore, edukative dhe shëndetësore të grave që garanton një familje dhe shoqëri të shëndetshme.

Kjo konferencë realizohet në kuadër të muajit Mars – muaj i promovimit të të drejtave të gruas dhe mbahet në sallën e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë me fillim nga ora 09:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat