Në vend të parkut ndërtohet objekti 10 katësh i zëvendësministres së AAK-së

Gjakova

Në vend të parkut ndërtohet objekti 10 katësh i zëvendësministres së AAK-së

Më: 1 prill 2019 Në ora: 08:10
Burbuqe Bakija – Deva

Skandalet e shumta po vazhdojnë nga Qeverisja Haradinaj në nivel qendror, mirëpo ato tani po vazhdojnë të ndodhin edhe në komunën e Gjakovës, komunë kjo që udhëhiqet nga kryetari i AAK’së, Ardian Gjini.

Atje zëvendësministrja e AAK’së, Burbuqe Bakija – Deva ka ndërtuar një objekt 10 katësh, në vendin ku ishte vendosur që të ndërtohej parku i qytetit.

Burbuqe Bakija – Deva e cila është zëvendësministre për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë Haradinaj, ka pranuar se objekti 10 katësh i cili po ndërtohet në mes të qytetit i takon familjes së saj.

Opozita atje akuzon Komunën e Gjakovës që në vend të parkut, ia lejuan familjes së zv. ministres Bakija-Deva ndërtimin e objektit

Por, ky objekt dhjetëkatësh ka ngjallur polemika në këtë qytet, duke përplasur pozitën dhe opozitën .

Agon Batusha nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se objekti në fjalë është pronë e familjes së zëvendësministres për Kulturë, Rini dhe Sport, Burbuqe Bakija – Deva.

T7 ka mësuar që në lidhje më lëshimin e lejes për këtë objekt, është duke u hetuar.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Gjakovës.

Kurse Komuna në këtë qytet, e pranon që procesi i lëshimit të lejes për ndërtim e objektit është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat