Gjini inspekton punimet në Gjakovë

Gjakova

Gjini inspekton punimet në Gjakovë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 21:32
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, sot ka inspektuar punimet në disa prej projekteve infrastrukturore që po zhvillohen në këtë komunë.

Fillimisht, Gjini është ndalur tek punimet që po kryhen në zgjerimin e rrugës Gjakovë-Dollc, projekt ky në vlerë prej 57 milionë eurosh.

Më pas, ai është ndalur për të inspektuar punimet në qarkoren e qytetit të Gjakovës, vlera e të cilit projekt është mbi 8 milionë euro.

Gjini ka parë nga afër edhe punimet që po bëhen për ndërrimin e gypave të azbestit, pastaj punimet në rrugën “Elton Zherka”, ndërsa në fund edhe mbjelljet pranverore të fidaneve në Shkugëz.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat