Grabitje nën kërcënimin e armeve, kërkohet paraburgim për katër persona

Gjakova

Grabitje nën kërcënimin e armeve, kërkohet paraburgim për katër persona

Më: 16 maj 2019 Në ora: 09:57
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër katër të pandehurve, G.V., S.P., J.P.,B.N., me dyshimin se në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “ grabitje”.

Sipas prokurorisë, më 14 maj të këtij viti, rreth orës 19:30, në Gjakovë, pikërisht në rrugën “Washingtoni”, katër të pandehurit, të përgatitur më herët për këtë lloj grabitje, e kanë pritur të dëmtuarin Rr. K., i cili kishte ardhur nga Prishtina për t’u takuar me të njëjtit ,me qëllim të blerjes së narkotikëve.      

“Të pandehurit në fjalë e kishin ftuar të shkonte te vetura e tyre, dhe pasi e kanë shëtitur në drejtim të “shkugëzës”,  me armë zjarri e kanë kërcënuar duke ia marrë 2.500 euro. Të pandehurit G.V, S.P., J.P., dhe B.N., me urdhër të Prokurorit të shtetit janë në mbajtje nga data 15.05.2019, dhe i njëjti ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat