Ferdonije Qerkezi thotë se i është ndalë ndihma sociale prej 65 eurove

Gjakova

Ferdonije Qerkezi thotë se i është ndalë ndihma sociale prej 65 eurove

Më: 17 maj 2019 Në ora: 23:53
Ferdonije Qerkezi

Gruaja që është bërë sinonim i vuajtjes në Gjakovë, Ferdonije Qerkezi, ka rrëfyer për humbjen e gjithë familjes së saj nga forcat e ushtrisë serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo ka thënë se nga shteti merr vetëm 250 euro në muaj, derisa shton se i është ndërprerë ndihma sociale.

“Unë i marr vetëm 250 euro ndihmë nga shteti dhe kam një qira prej 150 eurosh. Me ato që marrë nga qiraja mbijetoj, por nga Qeveria dhe Kuvendi nuk marr asnjë ndihmë”.

“Kur kam filluar ta marrë këtë shumë, ma kanë ndërprerë ndihmë sociale prej 65 eurosh në muaj. Ndonëse e kam pasur të garantuar që ta marrë për pesë vjet, unë e kam marrë për tre  vjet dhe më pas ma kanë ndërprerë”.

Ajo ka thënë se për të mbijetuar i ndihmojnë edhe familjarët.

“Kam vëllezër që më ndihmojnë, disa në Gjakovë dhe Prishtinë. Njëherë për njëherë jam mirë. Kam dëshirë vetëm të më vizitojnë njerëzit. Kudo që shkoj nëpër mjekë, si në Gjakovë ashtu edhe në Prishtinë, më përkrahin  dhenuk më lënë të presë në radhë”.

Qerkezi ka edhe probleme shëndetësore, por thotë se dhimbja më e madhe mbetet familja.

“Me shëndet fizik jam mirë, por brenda copa-copa. Vuaj nga sheqeri, tensioni, dhimbje në trup, por edhe me dhimbje të madhe të familjes. Kështu që mos vet ku mbeten, çka u bë me ta, çfarë risie po na vjen, s`di çka të them më tepër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat