Nisin punimet për segmentin e dytë të shëtitores së lumit Krena

Gjakova

Nisin punimet për segmentin e dytë të shëtitores së lumit Krena

Më: 18 maj 2019 Në ora: 07:51
Lumi Krena

Sot nisin punimet për segmentin e dytë të rregullimit të shëtitores së lumit Krena në Gjakovë.

Shëtitorja po realizohet me mjetet e Komunës së Gjakovës dhe Ministrisë së Mjedisit.

Ceremonia e fillimit të punimeve mbahet në kryqëzimin e rrugëve “Tefik Çanga” e “Mazllum Lakuci”, konkretisht në afërsi të zyrave të Kompanisë Rajonale të Pastrimit “Çabrati”.

Segmenti i parë i kësaj shëtitoreje kishte përfunduar në mesin e dhjetorit të kaluar, ndërsa siç është thënë e gjithë shëtitorja synohet të përfundojë deri në vitin 2020.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat