Prokuroria e Gjakovës jep detaje për aksidentin tragjik në Fortesë - Bota Sot
Prokuroria e Gjakovës jep detaje për aksidentin tragjik në Fortesë

Gjakova

Prokuroria e Gjakovës jep detaje për aksidentin tragjik në Fortesë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë njoftoi se mbrëmë rreth orës 19:45, ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore.

Aksidenti ka ndodhur në komunën e Rahovecit, pikërisht në fshatin Fortesë, në mes dy veturave   Passat dhe Mercedes, ku shkaktar i aksidentit ishte vetura Passat, dhe personi që ishte pasagjer, N. Sh., rreth moshës 50 vjeçare ka  humbur jetën.

Ndërsa personi i cili drejtonte këtë veturë N.B., ka pësuar lëndime trupore dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë.                                                                                                                               

Ndërsa A.K., i cili ishte me veturën Mercedes, nuk ka pasur lëndime dhe pas intervistimit i njëjti është liruar.

Prokurori kujdestarë bashkë me policinë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe trupi i pa jetë iu është dhëne familjarëve me kërkesë të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...