Kapet duke bashkëpunuar me kontrabanduesit, djali i nënkolonelit lirohet nga burgu

Gjakova

Kapet duke bashkëpunuar me kontrabanduesit, djali i nënkolonelit lirohet nga burgu

Më: 30 maj 2019 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Para dy ditëve në një aksion të urdhëruar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, në bashkëpunim me hetuesit e Doganës, pas një hetimi disa mujor janë arrestuar katër zyrtarë doganor në pikën e doganës në Vermicë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Në mesin e të arrestuarve ka qenë edhe Besart Malaj-doganier i cili është djali i zëvendës drejtorit rajonal të Gjakovës, nënkolonelit të policisë, Azem Malaj. Por, Gjykata e Ferizajt, ka vendosur që djalin e kolonelit ta lë nën masën e arrestit shtëpiak e jo në paraburgim.

Besart Malaj, djali i Azem Malajt i cili është nënkolonel i policisë në Gjakovë, para dy ditëve është arrestuar nga ana e policisë në pikën doganore të Kosovës në Vermicë bashkë me tre persona të tjerë. Këta të fundit punonin si doganier në atë pikë të doganës. U arrestuan nën dyshimin se keqpërdorën detyrën zyrtare, apo autoritetin zyrtar.

Me vendim të prokurorit , këtyre personave iu vu masa e ndalimit prej 48 orëve. Por, pas dy ditëve këta persona kanë dalë para trupit gjykues.

Gjykata ka vendosur që masën e paraburgimit t’ia zëvendosojë me masën e arrestit shtëpiak. Express për këtë punë, ka folur me gjyqtarin e lëndës, Sahit Krasniqin.

Ai ka thënë se trupi gjykues ka vendosur që këta tre persona që janë zënë duke keqpërdorur me detyrën zyrtare të mbesin në arrest shtëpiak e jo në paraburgim.

“Është marrë vendim për masën e arrestit shtëpiak prej një muaji.  Për të njëjtin me anë të masave të fshehta është konstatu se ka bashkëpunuar me të kontrabanduarit. I njëjti po akuzohet për ‘keqpordorimin e detyrës dhe autoritetit zyrtar”, ka thënë gjyqtari në Gjykatën Komunale në Ferizaj, Sahit Krasniqi

Ai ka deklaruar se këtij grupi i është dhënë masa më e lehtë e dënimit duke thënë se nuk e kishte ditur nëse njëri nga të arrestuarit është djali i nënkolonelit të Gjakocës, Azem Malajt.

“Për këtë rast kemi vlerësua se masa e arrestit shtëpiak është më adekuate. Kur ka mundësi për një masë më të butë nuk duhet me shku në më të randën. Unë nuk e di për atë se djali i kujtë është ky Besarti. Prej juve po e dëgjojë.”, ka sqaruar gjyqtari.

Kutjojmë se Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me hetuesit e Doganës, pas një hetimi disa mujor duke përdorur teknikat speciale të hetimit dhe vëzhgimit, ka arritur që me datë  27.05.2019  t’i arrestoj katër zyrtarë doganor të Pikës Doganore në Vërmicë – Prizren dhe katër qytetarë, dy prej tyre shtetas të Republikës së Shqipërisë.

“Zyrtarët doganor me inicialet H.D., B.M., D.H., dhe A.Z., dyshohen se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Ndërsa, katër të dyshuarit tjerë, dy prej tyre shtetas të Republikës së Shqipërisë, me inicialet M.A., V.S., V.S. dhe L.Rr., dyshohen se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 317 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, “Tregtia e ndaluar” nga neni 305, paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore” nga neni 318 paragrafi 2, lidhur me nenin 31, të KPRK-së”, thuhej në njoftimin për media

Prokuroria Themelore ne Prizren,  për tetë (8) personat e lartcekur kishte lëshuar Aktvendim për Ndalim, dhe të dyshuarit do të mbahen 48 orë në ndalim deri në një vendim tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat