Aksion i madh policor në rajonin e Gjakovës

Gjakova

Aksion i madh policor në rajonin e Gjakovës

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 22:23
Ilustrim

Policia e Kosovës po implementon planin operativ i emëruar “BASTI”, ku janë duke u kontrolluar nëntë lokacione të ndryshme në rajonin e Gjakovës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Ksoovës, Daut Hoxha.

“Ju konfirmoj se sot në ora 19:15 ka filluar implementimi i një plani operativ i emëruar “BASTI”, ku bazuar në urdhrin e Gjykatës kompetente po behet kontroll në nëntë (9) lokacione të ndryshme në rajonin e Gjakovës. Operacioni policor udhëhiqet nga Drejtoria për hetimin e krimit te organizuar në mbështetje edhe të njësiteve tjera të specializuara të Policisë së Kosovës”, thotë Hoxha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat