30 fshatra të Rekës së Keqe në tetor kyçen në ujësjellës

Gjakova

30 fshatra të Rekës së Keqe në tetor kyçen në ujësjellës

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 11:54
Adrian Gjini dhe Ismet Ahmeti

Kryetari i komunës së Gjakovës Adrian Gjini paralajmëroi se më 1 tetor të këtij viti rreth 30 fshatra të Rekës së Keqe do të kyçen në sistemin e ujit të pijes për herë të parë nga KUR Gjakova.

Këto komente kryetari Gjini i ka bërë në debatin publik për raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për ndërtimin e ujësjellësit për rajonin e Rekës së Keqe dhe lugut Cërragojës. Edhe Ismet Ahmeti kryeshef ekzekutivi  KRU Gjakova vlerësoi se projekti do të jetë i gatshëm deri në tetor, i cili nuk paraqet implikime negative. 

Ndërsa, Demë Haziri qytetar shprehet optimist se premtimi i dhënë nga kryetari i Gjakovës do të realizohet 100 përqind, dhe vlerësoi se ky projekt ka qenë mjaft i nevojshëm. 

Ndërsa, banorët tjerë shprehën frikën se komuna e Junikut do të jetë pengesë në realizimin e këtij projekti, por kryetari i Gjakovës theksoi se nuk do të ketë as një pengesë nga Juniku. 

Edhe përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit deklaruan se projekti në fjalë është i lejuar dhe nuk paraqet ndikime negative.  Ndërsa, Selim Gola qytetar ka pyetur rreth ndikimeve për rrjetin e ujërave të zeza, ku për këtë kryetari Gjini tha se deri në vitin 2021 do të zgjidhet edhe çështja e ujërave të zeza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat