Kamioni merr me vete shtyllën elektrike në Gjakovë, rrezikohen kalimtarët

Gjakova

Kamioni merr me vete shtyllën elektrike në Gjakovë, rrezikohen kalimtarët

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 17:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shtyllat elektrike në vendin tonë, vazhdojnë të paraqesin rrezik tek qytetarët.

Vjetërsia dhe telat që janë të lëshuar e të ekspozuar fare pranë rrugës ka bërë që një kamion në fshatin Piskotë të Gjakovës, të “ngatërrohet” me njërin tel, duke e marrë me vete gjithë shtyllën, e cila është shkulur nga vendi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës, çka se fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Kjo nuk është hera e parë që shtyllat elektrike rrëzohen, kjo më së shpeshti ndodhë kur ka erëra të forta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat