Alternativa e Gjakovës: Kategoritë e liruara po detyrojnë të paguajnë shërbimet shëndetësore

Gjakova

Alternativa e Gjakovës: Kategoritë e liruara po detyrojnë të paguajnë shërbimet shëndetësore

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 11:07
Ilustrim

Alternativa dega në Gjakovë me anë të një komunikate për media ka reaguar në lidhje me siq shkruan kjo parti qeverisja Gjini po i detyron kategoritë e liruara me ligj të paguajnë shërbimet shëndetësore.

Sipas Alternativës me një urdhëresë të pa shkruar, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini  dhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Adelina Shehu Kola, kanë urdhëruar menaxhmentin e QKMF-së në Gjakovë, që në kundërshtim me nenin 22 të  ligjit për shëndetësi, të marrin pagesa për shërbime shëndetësore  edhe kategorive të liruara nga pagesat, siç janë pensionistët, personat me aftësi të kufizuara, shfrytëzuesit e skemës sociale, invalidët e luftës, nxënësit etj.

Pagesat ndaj kategorive të lartpërmendura, sipas Alternativës  janë duke u aplikuar tash e disa javë në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në komunën e Gjakovës.

“Ky detyrim i qeverisjes lokale në Gjakovë, rëndon edhe më shumë jetën e vështirë socio –ekonomike të qytetarëve të kësaj komune, si dhe tregon bajraktarizimin e Aleancës dhe të tjerëve në raport me qeverisjen e Gjakovës”, thuhet në komunikatë.

Alternativa dega në Gjakovë,  ia kujton Ardian Gjinit se është kryetar për t’u lehtësuar jetën qytetarëve e jo për ta rënduar përditshmërinë e tyre.

“Qeverisja lokale nuk është vetëm të ndërtosh mure dhe asfalt, por të krijosh kushte të barabarta për mirëqenën e gjithë qytetarëve pa dallim. Vendimet e tilla që mbahen të fshehta dhe hedhja e përgjegjësisë diku tjetër, tregojnë paaftësinë e kryetarit për të qeverisur drejt dhe aftësinë e tij për të qeverisur mbrapsht”, thuhet në komunikatë.

Alternativa i bën thirrje organeve të drejtësisë, që të hetojë dhe të dënojë të gjithë akterët që kanë sjellë këtë vendim në kundërshtim me ligjet, aktet nënligjore dhe vendimet për lirimin e kategorive të caktuara nga pagesat, kurse urgjentisht presim ndërhyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin e këtij akti të jashtëligjshëm ndaj kategorive që janë të liruara nga pagesat për shërbime shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat