Ujësjellësi i Gjakovës: Uji nga kompania jonë është i cilësisë së lartë

Gjakova

Ujësjellësi i Gjakovës: Uji nga kompania jonë është i cilësisë së lartë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Kompania rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njofton të gjithë konsumatorët se uji i pijshëm është i cilësisë së lartë dhe i dëshmuar sipas analizave edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

KRU “Gjakova”, përmes një komunikate për media thotë se cilësia e ujit të këtij ujësjellësi gjithnjë ka qenë dhe është shembull në Kosovë dhe rajon.

“Me vërejtjen e disa konsumatorëve tanë, të cilët i kemi të shenjtë, ne gjithmonë mundohemi maksimalisht që t’iu kthejmë përgjigje në kërkesat e tyre. Ata këtë herë kanë kërkuar sqarime përse në disa lokale në Gjakovë, kualiteti i ujit nuk është i cilësisë së lartë. Ne ishin në ato lokale, dhe i bëmë analizat, ku konstatuam që uji që ato lokale përdorin nuk është ujë nga rrjeti jonë i ujësjellësit por nga puset e tyre vetanake”, thuhet në njoftim.

KRU Gjakova për këtë e kanë njoftuar Inspektorati sanitar, ndërsa lusin konsumatorët që të bëjnë mirë përzgjedhjen e lokaleve, ose të pyesin për burimin e tyre të furnizimit me ujë, sepse në të kundërtën kompania nuk mban përgjegjësi për ujin që nuk është nën kontrollën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat