Aeroporti i Gjakovës kalon në menaxhim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së - Bota Sot
Aeroporti i Gjakovës kalon në menaxhim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së

Gjakova

Aeroporti i Gjakovës kalon në menaxhim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 14:21
Foto

Sot në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt ceremonia e dorëzim–pranimit të Aeroportit të Gjakovës, për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në ceremoni morën pjesë dy komisionet përkatëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë të Zhvillimit Ekonomik.

Komisionet e të dyja ministrive pas vlerësimit dhe regjistrimit të pajisjeve brenda hapësirës të Aeroportit, kanë kompletuar dokumentacionin përkatës dhe përcjelljen e të gjitha proceduarave për dorëzim-pranimin e Aeroportit.

Nënshkrimin e dorëzim–pranimit të Aeroportit të Gjakovës, në prezencën e të dyja komisioneve e bënë Filloreta Gashi, kryesuese e Komisionit të MZHE, dhe nënkoloneli Mentor Zejnullahu, drejtor i Drejtorisë të Logjistikës në Ministri të Mbrojtjes.

Kohë më parë, me vendim të Qeverisë së Kosovës, është aprovuar kërkesa e Ministrisë së Mbrojtjes për marrjen në shfrytëzim, me kohë të pacaktuar, të Ndërmarrjes publike Aeroporti i Gjakovës për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Nga momenti i nënshkrimit të këtij procesverbali, respektivisht të pranim dorëzimit nga të dyja komisionet, NP Aeroporti i Gjakovës kalon në menaxhim dhe administrim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...