Gjakova mirëpret festivalin e mishit - Bota Sot
Gjakova mirëpret festivalin e mishit

Gjakova

Gjakova mirëpret festivalin e mishit

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 09:20
Ilustrim

Gjakova sonte mirëpret festivalin më interesant, atë të mishit, i quajtur Mish-Mish Festival.

Ky festival u dedikohet prodhuesve vendorë të mishit të cilët do të mund të promovojnë produktet e tyre nga mishi dhe ku vizitorët mund t’i shijojnë ato.

Festivali i mishit është mbrëmja kulminante e kësaj vere në Gjakovë që do të mbahet tek hapësira e ish-pazarit të vjetër nga ora 18.00 e deri në orët e mëngjesit.

Në këtë festival do të performojnë emra të njohur të skenës muzikore si Alekasndër Gjoka, Anxhela Peristeri, Offchestra, Endri & Stefi, Valon Shehu dhe Nezafete Shala.

Organizatorët kanë premtuar argëtim pafund me këngë, valle e harre të shoqëruar me lloje të ndryshme të mishit dhe pije.

Hyrja do të jetë falas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...