Nisma në Gjakovë merr vendim për themelimin e shtabeve zgjedhore në nëndegë

Gjakova

Nisma në Gjakovë merr vendim për themelimin e shtabeve zgjedhore në nëndegë

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 19:51
Pamje nga takimi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka mbajtur sot takim me kryetarët e nëndegëve.

“Në këtë takim u shpreh gatishmëria e kryetarëve të nëndegëve për themelimin e shtabeve zgjedhore në të gjitha nëndegët e Nismës Socialdemokrate Dega në Gjakovë”, shkruan Hoxha në Facebook.

Ai shton se Nisma Socialdemokrate në Gjakovë dhe në nivel vendi po hyn fuqishëm e konsoliduar për zgjedhjet e reja parlamentare që pritet të mbahen shumë shpejt.

“Me Nismën Socialdemokrate ndryshimi është i mundshëm. Ne jemi gati!”, shprehet Hoxha.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat