Spitali i Gjakovës pezullon operacionet për një javë - Bota Sot
Spitali i Gjakovës pezullon operacionet për një javë

Gjakova

Spitali i Gjakovës pezullon operacionet për një javë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 08:23
ilustrim

Spitali i përgjithshëm i Gjakovës “Isa Grezda” që nga data 16 korrik e deri më datën 22 korrik ka pezulluar operacionet efektive (jourgjente) në Repartin e Kirurgjisë, të Urologjisë, si dhe në Repartin e Ortopedisë.

Këtë vendim thuhet se e kanë marrë në mënyrë që t’u japin përparësi rasteve emergjente, për shkak se fluksi i pacientëve në këtë spital është i madh, ndërsa numri i personelit mjekësor i pamjaftueshëm

Ndërsa për vendimin që ka marrë ky spital një javë më parë nuk ka qenë i informuar drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Ahmet Asllani, ka thënë për “Zërin” se vendimin për pezullimin e rasteve elektive e ka marrë Këshilli Drejtues në këtë spital.

Sipas tij, fillimisht është menduar që për një muaj të mos kryhen operacionet elektive, por që ky vendim është pezulluar pas një jave.

“Ne përpara e kemi bërë këtë gjë kur kemi pasur pak staf. Ata e kanë bërë një kërkesë për shkak të rritjes së numrit të pacientëve, që t’u japin rasteve emergjente përparësi. Këshilli Drejtues ka marrë vendim me kërkesën e njësive të bllokut operativ të anestezionit, mirëpo e kemi shfuqizuar atë. Në Gjinekologji nuk kemi pasur ndërprerje të programeve efektive, por në Kirurgji, në Urologji dhe në Ortopedi. Vendimin e kemi mbajtur në fuqi për 1 javë, por që kemi menduar për një muaj. Vendimin e kemi marrë diku pas datës 15 korrik”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...