Shoqëria civile pranë zyrës për krime të luftës në Gjakovë kërkon lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së

Gjakova

Shoqëria civile pranë zyrës për krime të luftës në Gjakovë kërkon lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 00:48
Foto ilustrim

Shoqëria civile e pranë zyrës për krime të luftës në komunën e Gjakovës, ka reagua lidhur me arrestimin e ish ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina, në Maqedoninë e Veriut.

Në reagimin e kësaj zyre thuhet se fletë thirrjet dhe arrestimet e fundit të luftëtarëve të lirisë nga dhomat e specializuara të prokurorisë së gjykatës speciale, të akuzuar kinse për krime lufte, janë shqetësuese, dhe mjaft të paqarta tendencat e perëndimit karshi të së vërtetës dhe ndihmës së dhënë gjatë luftës në Kosovë.

Kjo zyrë thekson se në Komunën e Gjakovës, është kaluar numri i 1400 dosjeve kundër kriminelëve serb, të dorëzuara në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, me mbi 700 emra pjesëmarrës në krime, është mjaftë e shqetësuar për arrestimin e luftëtarit Tomor Morina.

Ndër të tjera në reagim thuhet se si Shoqëri Civile pranë Zyrës së Krimeve të Luftës në Komunën e Gjakovës, kërkojnë urgjentisht nga Ambasadori në Maqedoni Gjergj Dedaj, të ndërmarr masa dhe konsultime urgjente për lirimin e luftëtarit Tomor Morina.

Reagimi i plotë:

Fletë thirrjet dhe arrestimet e fundit të luftëtarëve të lirisë nga dhomat e specializuara të prokurorisë së gjykatës speciale, të akuzuar kinse për krime lufte, janë shqetësuese dhe mjaft të paqarta tendencat e perëndimit karshi të së vërtetes dhe ndihmës së dhënë gjatë luftës në Kosovë. Në vitet 1998 është diskutuar ndihma në aspektet e luftës dhe ndihmës që duhej për ti dhënë luftëtarëve të lirisë, popullit shqipëtarë të Kosovës, e kjo gjë e vë në dyshim ndihmën e tyre.

Fjala liri poiI afrohet problemit të përgjithshëm me fletë thirrjet dhe arrestimi, posaqërishtë i luftëtarit Tomor Morina , e ku pritet në vazhdimësi të paraqitën të tjerët dhe që këtë vitë janë shpeshtuar këto akuza të dirigjuara nga politika serbe shovene. Heshtja e modernizuar e politikës ndaj ndalimit dhe arrestimit të Tomor Morinës një luftëtar i denjë nga Komuna e Gjakovës, përgatitur një proces gjyqësor kundër tij, janë të mbështetura në akuzt më barbare dhe të rrejshme të përpiluara nga vetë dora e atyre kriminelëve serbë, që tashmë janë të njohur për krimet e kryera në Kosovë, posaqërishtë në Komunën e Gjakovës.

Zyra për krimet e luftës në Komunën e Gjakovës, që tashmë ka kaluar numrin e 1400 dosjeve kundër kriminelëve serb, të dorëzuara në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, me mbi 700 emra pjesmarrës në krime, është mjaftë e shqetësuar për arrestimin e luftëtarit të Lirisë Tomor Morina. Dosjet e dëshmitarëve që tashëm janë dorëzuar në Prokurorinë e Kosovës, janë dëshmi nga e vërteta e ndodhur që kriminelëve duhet të ju bie këmbana e arrestimeve, të japin përgjegjësi për gjithë atë katrahur dhe barbari të krimeve të kryera në Komunën e Gjakovës.

Luftëtarët e lirisë ishin dhe janë mbrojtësit e Atdheut, askush nuk ka të drejtë të drejtoj akuza ndaj tyre, derisa ai luftëtar mbron pragun e atdheut të tij, prandaj Tomori dhe luftëtarët tjerë nuk duhet të mbahen dhe as të akuzohen të ”dyshuar për krime lufte”.

Nëse me këto presione të arrestimeve nuk mirren seriozisht të gjithë përgjegjësit e këtij shteti, atëherë këtij populli liridashës do të ju mirret liria, dëshmorëve dhe martirëve do ju mohohet gjaku, invalidëve plagët do të ju shtohen dhe çdo mundë do të rikthehet pranë në duart e kasapëve të Ballkanit siç është Serbia.

Ne si Shoqëri Civile pranë Zyrës së Krimeve të Luftës në Komunën e Gjakovës, kërkojmë urgjentisht nga Ambasadori në Maqedoni Gjergj Dedaj, të ndërmarr masa dhe konsultime urgjente për lirimin e luftëtarit Tomor Morina. Luftëtarët e UÇK-së kanë nevojë për DREJTËSI dhe jo akuza të rrejshme! Por, drejtësia nuk ngadhënjen me dënimin e atyre që kapën pushkët në mbrojtje të popullit. Dënimi i atyre që i dolën përballë makinerisë gjenocidare serbe, është një turp dhe një krim I dyfishtë mbi popullatën shqipëtare të Kosovës.

Andaj ne duhet të përkulemi para veprës së tyre dhe aleatëve që këta çlirimtar nuk i lanë vetëm. Ju lumtë pushka Trima..!

Ndryshe edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka shprehur keqardhje që gjykata e Maqedonisë Veriore, ka dhënë urdhër për paraburgimin eish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli, ka shkruar se i bënë thirrje Shkupit të veprojë si të gjitha vendet në Evropë, të cilat sipas tij i kanë hedhur poshtë urdhrat politik për arrest të lëshuar nga Beogradi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat