E konfirmon policia, suspendohen gjashtë zyrtarë policorë në Gjakovë

Gjakova

E konfirmon policia, suspendohen gjashtë zyrtarë policorë në Gjakovë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 17:37
Policia e Kosovës

(E plotësuar) - Gjashtë zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Gjakovës sot janë suspenduar nga puna. Suspendimi i tyre thuhet të jetë bërë me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, pasi ndaj tyre janë duke u kryer hetime

Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor, sot janë suspenduar përkohësisht 6 zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Gjakovës. Suspendimi i tyre është bërë sipas rekomandimit te IPK, pasi ndaj te njëjtëve janë duke u kryer hetime”, ka thënë Kelani.

Ndërkaq burime brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se në mesin e zyrtarëve të suspenduar është edhe Komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj.

***

IPK ka suspenduar sot komandantin e policisë së Gjakovës, Kristë Gjokaj dhe katër policë të tjerë, merr vesh media nga burime brenda hetuesisë.

Masa e suspendimit sic merret vesh është për 48 orë, e ka të bëjë me një rast të një viti m ë parë, kur kishte pasur shkëmbim zjarri në mes të policië me një grabitës.

Policia e Kosovës një vit më parë ishte përfshirë në një përleshje të armatosur me disa persona të dyshuar për vjedhje në rajonin e Gjakovës. Disa polic kishin marrë lendime të lehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat