Kështu u prit dje në Gjakovë Tomor Morina

Gjakova

Kështu u prit dje në Gjakovë Tomor Morina

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 09:30
Tomor Morina

Ish ushtari i UÇK-së Tomor Morina mbrëmë në vendlindjen e tij në Gjakovë është pritur si hero me daulle dhe dajre.

Ai dje u lirua nga Shutka në Shkup, pas ndalimit më 24 korrik në vendkalimin kufitar Bllacë, për shkak të kërkimit nga Interpoli, por me kërkesën e bërë nga Beogradi. Gjykata Supreme dhe ajo e shkallës më të ulët vendosi që ta lirojë ate dhe të mos ia dorëzojë Beogradit, për shkak se nuk kishte kushte për një vendim të tillë.

Morina dje ishte i shoqëruar nga zyrtarë të ambasadës së Kosovës, familjarë dhe shokë të tij dhe se gjatë mbërritjes në Gjakovë, gjakovarët janë përkujdesur që Tomorin ta befasojnë me daulle e dajre.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat