Gjakovë: Zjarri përfshin qindra hektarë me pyje - Bota Sot
Gjakovë: Zjarri përfshin qindra hektarë me pyje

Gjakova

Gjakovë: Zjarri përfshin qindra hektarë me pyje

Nga: Adem Lushaj Më: 31 gusht 2019 Në ora: 11:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qindra hektar me pyje janë përfshirë nga zjarri në brezin kufitar me Shqipërinë, e që janë në territorin e Komunës së Gjakovës.  Edhe pas katër ditësh zjarri vazhdon, duke bërë që qytetarët e këtij rajoni të shqetësohen nga rreziku i shtrirjes edhe në pjesët tjera të pa përfshira. Këtë gjendje e konfirmon edhe veprimtari Halil Ahmeti nga Ponosheci, i cili ka treguar se në shuarje të zjarrit janë vënë zjarrfikësit e Gjakovës. "Sot është dita e katërt që vazhdojnë të digjen malet, janë qindra hektarë deri në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri, çka po rrezikohen edhe pjesa tjetër mbi fshatin  Ponoshec. Zjarrfikësit e Gjakovës janë parë deri afër, por s'kanë mundur ta ndalin flakët që ka përfshirë këtë rajon", ka treguar Ahmeti, për të cilin është shqetësuese kjo gjendje.

Për gjendjen shqetësuese në këtë rajon ka treguar edhe Nexhat Thaçi, komandant i Njësitit të zjarrfikësve të Gjakovës, i cili ishte detyruar të kërkon ndihmën e Njësiteve si motra në Junik, Rahovec dhe Prizren. Gjithnjë sipas Thaçit, terreni i pa përshtatshëm po vështirëson reagimin e zjarrfikësve, rojtarëve të pyjeve dhe qytetarëve. "Është terren i vështirë, duhet mbi 7 kilometra me uji të ngarkuar me shkue deri vendi i kapluar nga zjarri. Gjendjen nuk e kemi nën kontroll. Po na ndihmon edhe Agjencioni për Menaxhim të Emergjencave", është shprehur nga vendi i ngjarjes Komandanti i zjarrfikësve të Gjakovës, i ndihmuar edhe nga kolegu i tij nga Prizreni.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...