Hoxhaj: Zgjerimi i liqenit të Radoniqit dhe rritja e sipërfaqës së ujitjes do të jenë prioritet

Gjakova

Hoxhaj: Zgjerimi i liqenit të Radoniqit dhe rritja e sipërfaqës së ujitjes do të jenë prioritet

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 18:02
Enver Hoxhaj, ka vizituar sot në Gjakovë kompaninë Regjionale të Ujitjes

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot në Gjakovë kompaninë Regjionale të Ujitjes, nga ku ka thënë se zgjerimi i liqenit të Radoniqit dhe rritja e sipërfaqës së ujitjes do të jenë në programin e ardhshëm të qeverisjes.

“Vizitë në Kompaninë Regjionale të Ujitjes ”Radoniqi-Dukagjini” dhe bashkëbisedim me drejtorin, Jahja Kadrija, një menaxher dhe profesionist i zoti. Në programin e ardhshëm qeverisës, prioritetet për Gjakovën, Rahovecin dhe Prizrenin do të jenë: zgjerimi i liqenit të Radoniqit, rritja e sipërfaqës së ujitjes, prej të cilave do të përfitojnë edhe më shumë farmerë të këtyre trevave.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat