Ministria e Mjedisit ndanë 750 mijë euro në ujësjellës për 28 fshatra të Gjakovës

Gjakova

Ministria e Mjedisit ndanë 750 mijë euro në ujësjellës për 28 fshatra të Gjakovës

Nga: A.SH Më: 12 shtator 2019 Në ora: 16:39
Fatmir Matoshi dhe Ismet Ahmeti

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në detyrë, Fatmir Matoshi, sot ka pritur në takim, kryeshefin e KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti, me të cilin kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për vazhdimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit për 28 fshatra të Komunës së Gjakovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, këtë projekt jetik për qytetarët e Gjakovës si Ministri e Mjedisit jemi duke e financuar që nga viti i kaluar me 200 mijë euro, kurse këtë vit po e përkrahim me 750 mijë euro tjera.

Postimi i plotë:

Edhe 750 mijë euro në ujësjellës për 28 fshatra të Gjakovës

Sot, me kryeshefin e KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti, kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për vazhdimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit për 28 fshatra të Komunës së Gjakovës.

Këtë projekt jetik për qytetarët e Gjakovës si Ministri e Mjedisit jemi duke e financuar që nga viti i kaluar me 200 mijë euro, kurse këtë vit po e përkrahim me 750 mijë euro tjera.

Jam i lumtur që sipas tij brenda këtij mandati po arrijnë që të sigurojnë të drejtën elementare për qytetarët e vendit për të pasur qasje në ujë të pijshëm.

Sigurisht që kjo duhet të jetë detyrë e secilit nga ne, që me përkrahjen edhe të donatorëve ndërkombëtar të arrijmë që secila shtëpi në Kosovë të këtë qasje në ujësjellës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat