Lekaj: Të tjerët vinë në Gjakovë si parashutistë premtojnë gjëra që tashmë qeveria Haradinaj po i vazhdon

Gjakova

Lekaj: Të tjerët vinë në Gjakovë si parashutistë premtojnë gjëra që tashmë qeveria Haradinaj po i vazhdon

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 21:58
Ilustrim

Ish- ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përmes një shkrimi të bërë në llogarinë Facebook i është drejtuar kundërkanditëtëve nga partitë e tjera politike, të cilët po bëjnë fushatë duke bërë premtime, të cilat projekte tashmë AAK është duke i vazhduar.

“Derisa oponentët tanë politik vinë në Gjakovë si parashutistë dhe i premtojnë edhe ato gjëra që tashmë janë duke u realizuar, qeveria Haradinaj po fillon dhe po i vazhdon projekte të mëdha që asnjë qeveri nuk arriti t’i bëjë për Gjakovën”, ka shkruar Lekaj.

Ai tutje ka shtuar se për shumë qeveri që kanë udhëhequr me vendin, Gjakova vetëm territorialisht ka qenë pjesë e Republikës së Kosovës, duke mos qenë asnjëherë në hartën dhe agjendën e tyre të investimeve.

“Prandaj, qeveria qendrore, si asnjëherë më parë ka investuar në Gjakovën e harruar nga parardhësit e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Për rikujtim, hidhini një sy vlugut të punimeve në infrastrukturën rrugore të Gjakovës, pa përmendur ndihmën për rrugët lokale.

Projektet që mbase dikur ishin veçse dëshirë, tashmë po bëhen realitet.

Rruga “Bujar Roka”, investim 3.5 milionë euro

Zgjerimi i rrugës Dollc – Gjakovë, 57 milionë euro

Qarkorja e Gjakovës, 8 milionë euro”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat