Në Gjakovë nis Forumi Ndërkombëtar Rinor për Punësim të Gjelbër

Gjakova

Në Gjakovë nis Forumi Ndërkombëtar Rinor për Punësim të Gjelbër

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 11:13
Pajme nga takimi

Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka nisur edicioni i dytë për Evropë Qendrore dhe Lindore i Forumit Ndërkombëtar Rinor për Punësim të Gjelbër 2019, përmes të cilit synohet promovimi i punësimit të gjelbër në favor të të rinjve në Kosovë.

Ministri në largim i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka tha se Kosova së fundmi ka kaluar strategjinë për mjedis dhe atë për energji të ripërtrishme, por që sipas tij, sfidë mbetet edukimi i të rinjve në fushën e energjisë dhe inxhinierisë.

Lluka tutje tha se Kosova është në negociata me Komisionin Evropian për të bërë strategjinë për klimë dhe energji, që është strategji të përbashkët për vitin 2021-2030, që nënkupton edhe hapje të reja të vendeve të punës në Kosovë.

Lluka: Energjia e gjelbër sjell shumë vende pune

"35 për qind e energjisë që  prodhohet dhe konsumohet të vijnë nga energjia e gjelbër dhe 33 për qind të ruhet përmes masave efiçiente. Në krahasim me atë ku jemi sot jemi tek 2 për qind të masave efiçiente nga 2 për qind duhet të shkojmë në 33 për qind, që janë investime që kalojnë investime miliardëshe në 10 apo 11 vitet e ardhshme si dhe momentalisht jemi tek energjia e ripërtritshme dikur në 24 për qind dhe duhet të shkojmë në 35 për qind që do thotë gjithashtu qindra miliona euro në këtë fushë. Dhe për të dyja këto nënkuptojnë qindra vende pune në vend", tha Lluka.

Rennie Yotova nga Organizata Ndërkombëtare Frankofone tha se ndryshimet klimatike nuk njohin kufij, prandaj sipas saj, qytetarët kudo duhet të kuptojnë që ambienti duhet të mbrohet.

Sipas saj, përmes këtij forumi po u jepet mundësi të rinjve që të reflektojnë me ide të reja drejt prosperitetit rajonal.

Yotova: Klima nuk njeh territore, njerëzit duhet ta kuptojnë që ambienti duhet mbrohet

"Transmisioni energjetik në Ballkan dhe të energjisë së rinovuar posaçërisht në Kosovë ne po themi se duhet tu japim fjalën të rinjve që të reflektojnë me ide të reja me perspektivën e prosperitetit rajonal. Ne jemi në një epokë emergjente, klima nuk njeh territore dhe njerëzit duhet ta kuptojnë që ambienti duhet të jetë i mbrojtur, gjithashtu edhe punësimi duhet të futet në fushat botërore duhet të promovohet ekonomia", tha ajo.

Nga Ambasada e Francës në Kosovës, Marie Christine Butel është shprehur e lumtur që aktivitetet frankofone po përkrahen në Kosovës, teksa tha se qëllimi i tyre është që gjuha frënge të jetë pjesë e shoqërisë kosovare.

Sipas saj, përmes këtij forumi të rinjtë frankofon do kenë të ardhme.

Butel: Forumi ka për qëllim të bashkoj qeveritë e gjelbra

"Forumi Ndërkombëtar i të rinjve ka për qëllim gjithashtu që të bashkoj qeveritë e gjelbra. Objektivi  i këtij forumi është që të paraqes se si duhet vepruar, ndryshe, jam e bindur se të rinjtë ndërmarrës frankofon e kanë të ardhmen", tha Butel.

“Forumi Ndërkombëtar Rinor për Punësim të Gjelbër 2019," do të zhvillojë aktivitetin më 3,4 dhe 5 tetor 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat