Historia e “gjakovarit të ardhshëm” Skënder Thaçi - Bota Sot
Historia e “gjakovarit të ardhshëm” Skënder Thaçi

Gjakova

Historia e “gjakovarit të ardhshëm” Skënder Thaçi

Nga: B.S Më: 13 tetor 2019 Në ora: 22:40
Skënder Thaçi

Gjakova, ky qytet sa i bukur aq edhe historik, i ka dhënë kombit përherë djem e vajza të shquar të cilët ia kanë zbardhur faqen. Por nuk janë vetëm ata gjakovarë që kanë lindur në Gjakovë tëcilët kanë dhënë kontribut e qëky qytet i nderon, siç na kanënderuar ata neve. Ka edhe prej atyre që janë rritur këtu edhe pse jo të lindur në qytetin tonë.

Historia e “gjakovarit të ardhshëm” Skënder Thaci

I tillë është Skënder Imer Thaçi. Ai është një djalë i lindur nëGusi, me 24 Mars 1959, i biri i një babai patriot nacionalist nga Puka, u vendos në Gjakovë në vitin 1949, që e dha jetën përçështjen kombëtare shqiptare dhe një nëne vuthjane, bijë e njëfamilja patriote të Elez Hysenit të Hysen Mashit të Vuthajve. Ai është nip i Malsores së Malsisë së Gjakovës, Cucë Avdylja, bija e shpisë së Col Delisë së Geghysenit, e njohur për trimërine tyre në luftë kundër otomanëve dhe shkijeve. Cuca vetë ia mori gjakun vëllait aty për aty, Ukshin Avdylit, duke i vrarë shkijet nëderë të oborrit të vet kur ishte 16 vjeç edhe pse kishte mbetë e plagosur për vete. 

Skënderi bashkë me të vëllain, tani i ndjeri NderimThaçi,erdhën në Gjakovë por u ndjenë tërë jetën si djem të këtij qyteti. Ata përjetuan më të keqen e mundshme nga rregjimi komunist në dy anët e kufirit. Ndërkohe që babai i tij, Imer Thaçi, një officer i nderuar i Mbretërisë Shqiptare dhe drejtues i  Komitetit “Shqipëria e Lirë” me qendër në Romë, për ish Jugosllavinë, mendoi se e gjente qetësinë në trojet shqiptare tëmbetura nën Jugosllavi, aty gjeti më të keqen, ne vitin 1953 u burgos, mbajti burgun 3 vite  e gjysmë në Nish, me të vëllain, Rrustemin. Në vitin 1957, detyrohen të largohen nga Gjakova dhe të strehohen ne Gusi: Ai bashkë me të vëllain Rrustemin u ekzekutuan nga UDB – ja famëkeqe në vitin 1961. Nëna e Skënderit, Bade Elez Ulaj – Thaçi, mbeti nuse e re me dy jetima dhe kunatën e saj Sosen të dya të veja nga terrori serbo madh. Ato u burgosën në burgun i Nikshiqit në Mal të Zi. 

Vëllezërit Skënder dhe Nderim Thaçi mund të jenë të burgosurit politikë më të vegjël në historinë e burgjeve në tërëbotën. Ata ishin në moshën rreth dy vjeç, secili, kur u burgosën. Ndërkohë që atyre ju lindi në burg vajza e xhaxhait të cilën nëna, Badja, e pagëzoi me emrin aq domethenës dhe të trishtë: “Burge”, pasi lindi në burgun jugosllav të Nikshiqit.

Mbas humbjes së babait dhe të xhaxhait, varret e të cilëvë nuk dihen as sot e kësaj dite, jeta e tyre u bë tej mase e vështirë. 

Gjakova për Skënder Thaçin

Në vitin 1971, familja Thaçi rikthehet në Gjakovë. Dy fëmijë tëbukur, vëllezër binjakë, Skënderi dhe Nderimi u rritën me tëgjitha hallet që iu impononte koha dhe gjendja që kishin pas atyre tragjedive familjare. Por ajo nanë kreshnike, Bade Elez Ulaj, i përballoi me dinjitet vështirësitë e jetës, punoi me nder e përkushtim dhe më stoiçizmin e bijës së Vuthajve dhe mbesës sëMalsisë së Gjakovës, ia doli ti rriste dy sokola të cilët i njohu mbarë Gjakova e më vonë dhe më gjërë. Ata u rritën tëshëndetshëm dhe u bënë edhe sportistë të njohur në sportin e handbollit të qytetit. Me të ardhur në moshën e duhur ata formuan familje të shkëlqyera dhe rritën fëmijë tëmrekullueshëm.

Njohja dhe ballafaqimi me vështirësitë e jetës në njërregjim aq represiv jo vetëm e kalitën Skënderin por e bënë edhemë human dhe më të ndërgjegjshëm, qoftë nga vetëdijakombëtare, qoftë nga ajo familjare dhe shoqërore. Prandaj ai u bë një djalë “gjakovar’ dhe pse jo i lindur aty, madje edhe pse fill pas rënjes së komunizmit në Shqipëri dhe hapjes së kufirit ai ndërroi banim, në fillim drejt Tiranës e më vonë në Prishtinë.

Rënja e Komunizmit në Shqipëri dhe “Albania-Austria Partnerschaft”

Sapo ra komunizmi në Shqipëri Skënderi “vrapoi për të shijuar fillimet e demokracisë Në vitin 1992 ai themeloi shoqaten bamirese “Albania-Austria Partnerschaft” bashkë me zonjën e nderuar Marianne dhe Wilhelm Graf, nga Gratzi i Austrisë. Kjo shoqatë u bë një ndër më të njohurat në Shqipërinë e asaj kohe duke sjellë ushqime, veshëmbathje, duke kuruar femijë tëvarfërish jashtë shtetit, duke dhënë mundësi studimi, ndërtuar shtëpi e sa e sa ndihma të tjera. Prioritet i shoqatës ishin arsimimi dhe kujdesi shëndetësor, të drejtat e fëmijeve, ngritja e urave nëpër fshatrat malore, hapja e puseve të ujit të pishëm, ndihmat ndaj grave, paqja midis bashkësive dhe feve tëndryshme, dialogu kulturor dhe ndërfetar, ruajtja e mjedisit, forcimi i ekonomive të vogla fshatare, e plot të tjera.  Ajo shoqatë nën drejtimin e Skënderit e vazhdon edhe sot veprimtarinë e saj humanitare. 

Një inventar i thjeshtë i një veprimtarie të jashtëzakonëshme

Në “inventarin” e veprimtarisë së saj shoqata numëron mijëra sipërmarrje shume, shumë të vlefshme për njerëzit në nevojë. Në Shqiperi ai arriti ndërtimin e 20 shkollave dhe rinovimin e 10 tëtjerave bashkë me kopshtet, të 14 qendrave shëndetësore, të 8 pikave të ndihmës së parë mjeksore, të 33 qendrave të strehimit social më shtëpi dhe apartamente, si dhe 3 qendra arsimore dhe sociale për të rinj. Po ashtu ai me shoqatën e tij ka ndërtuar pese ura teli të varura, ka hapur 42 pusa uji, një digë ujëmbledhësi dhe një kanal ujsjellësi në fshatin Fushë Kuqe. Shoqata numëron 30.000 rrënjë pemësh të mbjellura për gjelbërim në katër komuna në Shqipëri, Qendër Kulturore për komunitetin e Rubikut, Qendrën e parë të Internetit në Shqipërinë e Veriut ne Mirdite, takimin e parë të udhëheqësve fetarë si dhe Udhën e Kryqit dhe Strehimin social në Rubik me 12 apartamente, rikonstruksionin e  13 kullave tradicionale ne Mat si dhe projektin turistik Eko-Social-Kulturor ne Mirdite

Ndërkohë, shoqata,paralel me tëra këto është marrë me ndihma humanitare për familje në nevojë të thellë në 54 qytete dhe fshatra si në Pukë, Mirditë, Shkodër, Tropojë, Kukës, Has,Mat, Durrës, Kurbin dhe ka shpërndare mbi i 30.000 pakoushqime dhe veshmbatje.

Kosova – kthim për ndihmë të menjëherëshme, në prag të luftës…

Por ndërsa Skënder Thaçi merrej me ndihmat humanitare tëshoqatës së tij nëpër Shqipërinë e rrënuar nga komunizmi, njënevojë edhe më e madhe për ndihma po shfaqej në Kosovë dhe rreth saj. Dëbimi masiv i shqiptarëve nga trojet e veta në Kosovëkërkonte ndihmën dhe përkushtim për ruajtjen e jetës së tyre pasi kishin dalë nga zonat e luftës. Skenderi ishte i pari që I doli në ndihmë në Tropojë, 20000 të dëbudar nga zona e Dukagjinit. Prandaj që nga fundi i Majit të vitit 1998 kur u shfaq kriza dukshëm deri në Mars 1999 ai furnizoi me ushqime dheveshmbathje mbi 5.000 persona. Nga Marsi kur filloi dyndja masive pas bombardimeve të NATO – s ai ushqeu 63.000 familje, operoi me 42 mjete transporti të rënda dhe shpërndau 840 ton ushqime. Nga këto 190 ton ishin produkte ushqimore tëblera në Shqipëri. Po ashtu ai shpërndau 4.000 batanije, 2.500 dyshekë dhe 1.800 paketa familjare. Për të strehuar shqiptarët e Kosovës të larguar nga lufta ai ndërtoi tre fshatra refugjatësh ambulantë në Mamurras të Kurbinit, në  Pukë dhe në Shkodër.Hapi pike shpërndarjeje për gjakovarët dhe 141 pedagogët të Universitetit të Prishtinës, në Tiranë.

…dhe fill pas luftës.

Sapo mbaroi lufta dhe populli u kthye në trojet e veta, ai vazhdoi punën e tij titanike në ndihmë të tyre. Vetëm nga korriku e vitit 1999 ai iu ndihmoi popullaten e komunës së Gjakovës, të Deçanit dhe  87.300 frymëve të Drenicës, shpërndau 1.060 ton ushqime.

Fëmijërinë e kaluar në Gjakovë dhe dashurinë e gjakovarëve Skënder Thaçi, jo vetëm e respektoi por edhe e kujtoi dhe e shpërbleu me ndihmat që iu afroi atyre pas luftës. Janë 5.570 familje në Gjakovë dhe Deçan që janë furnizuar prej tij me vëshmbathje këpucë, enë guzhine, tualete etj., si dhe me 2.000 batanie dhe 1.300 dyshekë. Veprimtaria e këtij “gjakovari” vazhdon pa u ndërprerë gjithandej por sidomos në Gjakovë dhe rrethinën e saj. Ai arriti të rikonstruktonte 465 shtëpi ndër to ato në Llapushnik dhe katër fshatra tjera, 34 në Nekofc, 121 nëArbëri të Epërme, 75  në Likofc, 70 në Llapushnik, 15 në fshatra të tjera, 3 Qendra Rinore dhe 2 Çerdhe në Gjakovë. Përkrah tërëkësaj pune ai është marrë edhe me ndihma ndaj bujqëve të cilët i gjetën fermat e tyre të rrënuara nga lufta. Paslufta kishte nevojëpër ndihmë mjeksore andaj ai u përqendrua edhe tek ndihma me materi

...

Image

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat