Ujësjellësi i Gjakovës përfiton investime rreth 5 milionë euro nga Qeveria gjermane

Gjakova

Ujësjellësi i Gjakovës përfiton investime rreth 5 milionë euro nga Qeveria gjermane

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 14:45
Ismet Ahmeti, nënshkroi Marrëveshjen e Veçantë të Marrëveshjes së Financimit dhe Projektit me Bankën Gjermane

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Gjakova, Ismet Ahmeti, nënshkroi Marrëveshjen e Veçantë të Marrëveshjes së Financimit dhe Projektit me Bankën Gjermane për Zhvillim KfË për projektin Eliminimi i ujërave të zeza në jugperëndim të Kosovë - Faza V dhe VI.

Me këtë marrëveshje, Kompanitë e ujësjellësit të tri qyteteve të rajonit të Dukagjinit, Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit, përfitojnë një kontribut financiar donacion prej rreth 5.5 milionë euro.

Përmes këtij Kontributi Financiar do të financohen këto projekte:

Riparimi, rehabilitimi dhe punët ndërtimore të kanalizimeve në ato pjesë të qyteteve që do të lidhen me impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura të ekzekutuar në fazat e mëparshme të programit; Investimet në rrjetin e ujit atmosferik në ato pjesë të qyteteve që do të lidhen me impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura të ekzekutuar në fazat e mëparshme të programit;Pajisjet për mbledhjen e të dhënave për GIS; Pajisjet për mirëmbajtjen parandaluese (të tilla si mjetet e thithjes dhe pastrimit të kanalizimeve ose pajisje për inspektimin e kanalizimeve)

Me këtë rast kryeshefi Ekzekutiv i KRU Gjakova,  Ismet Ahmeti falënderon përzemërsisht Qeverinë Gjermane dhe Bankën Gjermane për Zhvillim KfW për këtë donacion dhe zotohet se edhe ky projekt do të implementohet me përkushtim të lartë nga Kompania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat