E mitura rome nga Gjakova që u shpall e zhdukur, u gjet e përdhunuar

Gjakova

E mitura rome nga Gjakova që u shpall e zhdukur, u gjet e përdhunuar

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 13:23
Ilustrim

Është arrestuar i dyshuari mashkull, ashkali nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër rome e mitur e cila ishte shpallur si person i zhdukur.

Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në paraburgim.

“Në lidhje me rastin me 01.11.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali nën dyshimin se i njëjti ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër K/Rome ( e mitur) e cila ishte shpallur si person i zhdukur.

Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat