UNDP, BE dhe komuna e Gjakovës shënojnë përfundimin e punimeve në Urën e Terezive

Gjakova

UNDP, BE dhe komuna e Gjakovës shënojnë përfundimin e punimeve në Urën e Terezive

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 15:20
Ura e Terezive

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përmes projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i financuar nga Instrumenti i BE-së për Paqe dhe Stabilitet (IcSP/BE) dhe komuna e Gjakovës do të shënojnë përfundimin e punimeve në rehabilitimin dhe rregullimin e Urës së Terzive dhe hapësirës përreth të enjten, më 21 nëntor, me fillim në ora 16:00 pranë Urës së Terezive në Gjakovë.

Punimet filluan në korrik dhe vazhduan për katër muaj gjatë të cilave urës i është kthyer shkëlqimi I mëparshëm përmes rregullimit të hapësirës përreth, shëtitoreve të reja, elektrifikimit dhe shpjegimeve mbi historinë e urës.

Punimet në këtë urë janë edhe më të rëndësishme pasiqë janë zbatuar në partneritet me komunën pasiqë disa nga intervenimet e kryera në këtë lokacion janë financuar drejpërdrejt nga Komuna.

Z. Ardian Gjini, kryetar i komunës së Gjakovës, Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Z. Riccardo Serri, Zëvendës Shef i Zyres së BE-së, Znj. Burbuqe Bakija-Deva, Zëvendës Ministre e e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zyrtarë komunal, oartnerë dhe qytetarë do të marrin pjesë në ngjarje.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat