Në Gjakovë mbahet marsh sensibilizues për eliminimin e dhunës ndaj grave

Gjakova

Në Gjakovë mbahet marsh sensibilizues për eliminimin e dhunës ndaj grave

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 16:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Me qëllim të eliminimit të dhunës ndaj grave, sot në Gjakovë u organizua marsh sensibilizues në kuadër të fushatës “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, koordinuar nga anëtarët e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje dhe vullnetarët e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Gjakovë.

Sakibe Doli nga “Shtëpia e Sigurt” tha se me ndërgjegjësimin e qytetarëve, të gjithë do të ndjehen më të barabartë, dhe do të ketë më pak raste të dhunës ndaj grave.

“Ne mendojmë se të gjithë qytetarët mund të japin kontributin  e tij, që sado pak për të zvogëluar dhunën në familje. Me ndërgjegjësimin e të gjithë popullatës ne do të ndjehemi më të barabartë dhe do t’i jap gjithë secili kontributin për zvogëlimin e dhunës në familje”, tha Doli.

Lumnije Shllaku, zyrtare për të drejtat e njeriut në Komunën e Gjakovës, tha se gratë dhe fëmijët janë më të atakuarit nga dhuna në familje dhe se për këtë arsye ajo bëri thirrje që të parandalohen këto raste.

“Qëllimi i kësaj fushate është që të vetëdijesojmë njerëzit për dhunën ndaj grave dhe sidomos për dhunën në bazë gjinore. Ne e dimë se dhuna në familje, dhe dhuna në përgjithësi atakon më së shumti gratë dhe fëmijët, për këtë arsye ju bëjmë thirrje të gjithëve grave dhe burrave që të ngritin zërin kudo që janë. Në vendet ku ato punojnë, në familje për tolerancë”, u shpreh ajo.

Florent Elshani , vullnetar në Këshillin e Veprimit Rinor Lokal, thotë se shoqëria kosovare ka nevojë që të vetëdijesohet.

“Shoqëria jonë ka nevojë që të vetëdijesohet, që ta parandaloj dhunën ndaj familjes dhe gruas. Në shoqërinë tonë duhet të parandalojmë dhunën, po ashtu sidomos në familje, sidomos ndaj gruas që e kemi në vend”, tha ai.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 25 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave pas vdekjes së tri motrave domenikane, të cilat luftuan për të pasur një vend të lirë dhe të shkëputur prej diktaturës së asaj kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat