Në Gjakovë kanë lindur 1955 fëmijë, këta janë emrat më të preferuar - Bota Sot
Në Gjakovë kanë lindur 1955 fëmijë, këta janë emrat më të preferuar

Gjakova

Në Gjakovë kanë lindur 1955 fëmijë, këta janë emrat më të preferuar

Më: 25 dhjetor 2019 Në ora: 16:17
Ilustrim

Në Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda” këtë vit kanë ardhur në jetë 1955 fëmijë nga një janari deri më 23 dhjetor.

Komuna e Gjakovës ka publikuar emrat më të preferuar të prindërve që ua kanë vendosur fëmijëve. Emrat e gjinisë femërore që u veçuan këtë vit ishin: Oneda, Perla, Tuana, Erla, Reina, Luna e Rena.

Ndërkaq, nga gjinia mashkullore më shumë këtë vit ishin: Diar, Keid-Yll, Ezan, Riad, Tian, Roel, Troi.

E vit i mbarë duket të ketë qenë edhe për çiftet e reja, të cilët dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me martesë. Nga 1 Janari deri më 23 Dhjetor janë kurorëzuar 411 çifte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat