Haziri: Ne kemi mbajtur premtimin, VV-ja veproi njëanshëm - Bota Sot
Haziri: Ne kemi mbajtur premtimin, VV-ja veproi njëanshëm

Gjakova

Haziri: Ne kemi mbajtur premtimin, VV-ja veproi njëanshëm

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 21:04
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri thotë se VV veproi njëanshëm.

Kur emri i Glauk Konjufcës u propozua për kryetar të Kuvendit, mori mjaftueshëm vota.

Krahu i djathtë i ulëseve të kuvendit të Kosovës përkrahu propozimin e Kurtit.

LDK të gjithë përpos një deputeteve që abstenoi i dhanë bekimin Konjufcës për të qenë kryetari i Kuvendit.  

Kajtazi e kontaktuar nga T7 ka thënë se abstenoi qëllimshëm për Konjufcën.

Ajo thotë se këtë e ka bërë duke u revoltuar ndaj veprimit siç e quan ajo të pabesë të VV.

E që ky veprim nuk i ka pëlqyer LDK, e konfirmon edhe nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri.

Por,  si lëvizje të rrezikshme veprimet VV’së po i shohin njohësit e rrethanave politike në vend.

Megjithatë Vela shpreson që do të ketë marrëveshje mes dy partive që dolën të parat në zgjedhje.

Me shumicë votash dhe Glauk Konjufca nga e enjta e 26 dhjetorit është shefi i ri i legjislativit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat