Gjysma e Gjakovës në terr natën e Vitit të Ri - Bota Sot
Gjysma e Gjakovës në terr natën e Vitit të Ri

Gjakova

Gjysma e Gjakovës në terr natën e Vitit të Ri

Më: 1 janar 2020 Në ora: 20:22

Gjysma e gjakovarëve u detyruan të presin ndërrimin e motmoteve në terr për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Për problemet me rrymë, KEDS-i nëpërmjet një njoftimi, fajin e hodhi tek ngarkesa e djegia e disa kabllove, por që këto nuk i’u dukën të arsyeshme kryetarit, Ardian Gjini.

Në sheshin që mori pamje festive, nisën të vijnë banorët, ende të mllefosur me mungesën e rrymës.

Në këtë natë jo fort të zhurmshme në Gjakovë punë nuk patën zjarrëfiksat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat