Mjekët dalin në pension, të rinjtë s’kanë interes për të punuar në spitalin e syve në Gjakovë - Bota Sot
Mjekët dalin në pension, të rinjtë s’kanë interes për të punuar në spitalin e syve në Gjakovë

Gjakova

Mjekët dalin në pension, të rinjtë s’kanë interes për të punuar në spitalin e syve në Gjakovë

Më: 22 janar 2020 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Në këtë klinikë kanë filluar të dalin në pension dhe se edhe në Repartin e Otorinolaringologjisë kanë vetëm një specialist

Nga 15 marsi i vitit të kaluar Reparti i Oftalmologjisë në Spitalin e Gjakovës është mbyllur dhe që nga ajo kohë nuk ka shërbime për pacientët. Për shkak se asnjë mjek nuk ka shprehur interesim të punojë në këtë repart ai do të vazhdojë të qëndrojë i mbyllur.

Ish-drejtori i Spitalit të Gjakovës, Ahmet Asllani, njëherësh mjek në këtë spital, ka shprehur nevojën për mjekë të rinj, rrjedhimisht edhe për oftalmologë. Ai ka treguar për “Zërin” edhe arsyet se pse është mbyllur Reparti i Oftalmologjisë. “Edhe sot e kësaj dite ky repart vazhdon të jetë i mbyllur për shkak se nuk ka mjekë oftalmologë. Para dy vjetësh ka dalë një oftamologe në pension, ndërsa një tjetër një vit para pensionit ka lënë punën për shkaqe shëndetësore. Nuk ka mjekë. Në Institutin e Mjekësisë së Punës janë dy oftamologe, por në Spital nuk ka mjekë specialistë oftalmologë”, tha ai.

Ai ka theksuar se nga Shërbimi Spitalor, Klinik e Universitar i Kosovës u kanë ofruar mbështetje se nëse ndonjë mjek paraqitet për të punuar në këtë repart, atëherë do të hapin konkurs për të. “SHSKUK-ja asnjëherë nuk ka hezituar, në vazhdimësi kanë thënë se vetëm nëse paraqitet një mjek do të hapet konkursi dhe do të pranohet, sidomos për Oftalmologji, por nuk ka pasur mjekë. Ne kemi pritur që të vijnë mjekë edhe nga qendrat tjera, edhe nga Peja e Prizreni. Ata janë të mirëseardhur në Spitalin tonë”.

Më tutje Asllani ka thënë se mjekët në këtë klinikë kanë filluar të dalin në pension dhe se edhe në Repartin e Otorinolaringologjisë kanë vetëm një specialist. “Duke e ditur që edhe në spitalin tonë, edhe në spitalet tjera gjeneratat janë duke u moshuar, ka qenë mirë të pranohen mjekë specialistë të rinj. Edhe këtë vit do të dalin në pension 3-4 mjekë”, ka shtuar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat