Zbulohet pllaka përkujtimore për të rënët e demonstratave të vitit 1990 - Bota Sot
Zbulohet pllaka përkujtimore për të rënët e demonstratave të vitit 1990

Gjakova

Zbulohet pllaka përkujtimore për të rënët e demonstratave të vitit 1990

Më: 31 janar 2020 Në ora: 16:36
Zbulohet pllaka përkujtimore për të rënët e demonstratave të vitit 1990

Në Gjakovës sot janë përkujtuar dëshmorët Fatmir Kërleshi e Xhevat Hoxha, të rënë heroikisht në demonstratat e vitit 1990, në kundërshtim të okupimit klasik të Serbisë mbi Kosovë.

Në nderim të këtyre dëshmorëve, në vendin e rënies, në lagjen “Gecë” të Gjakovës është vendosur një pllakë përkujtimore, si dëshmi për sakrificën që breza të tërë kanë dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Zbulimin e kësaj pllake, krahas familjarëve dhe bashkëveprimtarëve të dëshmorëve, e ka bërë edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili në fjalën e tij, mes tjerash ka thënë se rënia heroike e dy djemve të Gjakovës, Fatmirit e Xhevatit, ishte fillimi i ri ngritjes se popullit të Kosovës, e në këtë rast edhe të Gjakovës, për angazhimin konkret për lirinë, angazhim që edhe e solli lirinë pas 9 vitesh jo edhe aq të lehta.

Në këtë ceremoni përkujtimore folën edhe kryetari i shoqatës së Intelektualëve “Jakova” Ruzhdi Sefa dhe familjarë të dëshmorëve Fatmir Kërleshi e Xhevat Hoxha.

Në nderim të dy dëshmorëve, paraprakisht një delegacion nga Komuna e Gjakovës ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule në varrezat e dëshmorëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat