Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të makinerisë së rëndë - Bota Sot
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të makinerisë së rëndë

Gjakova

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të makinerisë së rëndë

Nga: Adem Lushaj Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 15:52
Ilustrim

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Rahovec, pasi të njëjtit dyshohen se kanë vjedhur makina të gurëthyesit, në vlerë mbi dyqind mijë euro. Lajmin e arrestimit të këtyre personave e ka bërë të ditur, Lirije Podrimja Beçiraj, zëdhënëse e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë. Në komunikatën e lëshuar për media thuhet se, me datë 04.02.2020 në ora 16:00, në stacionin policor në Rahovec është raportuar një rast i klasifikuar vjedhje e rëndë i ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec. Ankuesi menaxher i një gurthyesi ka deklaruar se i janë vjedhur makina të gurthyesit, vlera e të cilave ishte rreth dyqind e pesëdhjetëmijë euro. Me të marrë njoftimin e vjedhjes, njësitet relevante të policisë, kanë dal në vendin e ngjarjes. Pas një pune intensive operativo hetimore, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë tre persona të dyshuar si kryes të mundshëm  të kësaj vepre penale: Xh. M,   B . V dhe B. I.  

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, dhe me urdhër të së cilit, dy të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa personi i tretë lirohet në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat