Pacienti jashtë pret për analiza, stafi i QKMF-së hedh valle me këngë të Medës

Gjakova

Pacienti jashtë pret për analiza, stafi i QKMF-së hedh valle me këngë të Medës

Më: 12 mars 2020 Në ora: 20:24
Meda

Ndërsa i gjithë globi po ballafaqohet me pandeminë Coronavirus, në Kosovë ende nuk është shfaqur asnjë rast me infeksion të tillë.

Por në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, duket se stafi nuk ka ndonjë shqetësim, ani se aty shkojnë për vizitë pacientë me probleme të ndryshme shëndetësore.

Një video tregon se si një pacient ka regjistruar momente befasuese ndërsa kishte shkuar në QKMF për analiza.

Në kushte anonimiteti, pacienti tha se po priste të kryente analiza shëndetësore, derisa siç dëgjohet në video, motrat medicinale shoqërohen me muzikë edhe dëgjohen duke kënduar këngë të një këngëtari nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat