​Ujësjellësi rajonal i Gjakovës: Shpërndarja e virusit nuk ndikon në cilësinë e ujit

Gjakova

​Ujësjellësi rajonal i Gjakovës: Shpërndarja e virusit nuk ndikon në cilësinë e ujit

Më: 17 mars 2020 Në ora: 14:22
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Gjakova

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Gjakova njofton të gjithë konsumatorët se ka ndërmarrë të gjitha preventivat për të punuar normalisht ndonëse me staf të reduktuar dhe duke zbatuar vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se nga takime të afërta që kryeshefi ekzekutiv Ahmeti ka pasur me organet kompetente qeveritare, ata deklarojnë se shpërndarja e virusit nuk ndikon në cilësinë e ujit kundrejt dezinformatave të pabaza që shpërndahen duke sjellë panik te qytetarët.

Impianti i prodhimit të ujit dhe analizat laboratorike do të jenë në funksion maksimal andaj nuk ka vend për shqetësim.

Kompania gjithashtu njofton se janë duke vazhduar punën ekipet e lexuesve në terren duke bërë leximin e rregullt të ujëmatësve, ndërkohë që konsumatorët mund të kryejnë pagesat tek arkat mobile, gjë e cila vlen për gjithë zonën operative Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.

Po ashtu konsumatorët mund të drejtohen edhe në drejtorinë kryesore në Gjakove për çfarëdo lloj shërbimi qe iu nevojitet.

Ne vazhdojmë të sjellim te ju edhe në këtë situate të pazakonte ujë cilësor dhe shërbime korrekte, thuhet në njoftim.

KRU Gjakova falënderon konsumatorët për bashkëpunimin dhe beson se së bashku suksesshëm do të tejkalohet gjendja e krijuar si pasojë e koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat