Futen në karantinë 5 punonjës shëndetësorë të Spitalit të Gjakovës, përfshirë edhe mjekë

Gjakova

Futen në karantinë 5 punonjës shëndetësorë të Spitalit të Gjakovës, përfshirë edhe mjekë

Më: 21 mars 2020 Në ora: 21:39
Gjakovë

Ka rezultuar të jetë e prekur me COVID-19, një tjetër infermiere e Spitalit Rajonal të Gjakovës. 40 vjeçarja e konfirmuar sot me Coronavirus është gruaja e infermierit gjakovar që mbrëmë po ashtu rezultoi pozitiv në testet e kësaj pandemia. Kështu, të paktën 5 punonjës tjetër të këtij spitali, përfshirë edhe mjekë, që ka punuar dhe kanë pasur kontakt të afërt fizik me çiftin e prekur, janë futur në karantinë.

Një tjetër punonjëse shëndetësore e Spitalit Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda” është konfirmuar të shtunën të jetë e prekur me pandeminë COVID-19.

Fjala është për një infermiere të këtij spitali, e cila rezultoi pozitive në testin për Coronavirus, një ditë pasi pozitiv në të njëjtin test doli edhe bashkëshorti i saj 43 vjeçar. Ky i fundit, gjithashtu infermier, në të njëjtin spital.

Media ka mësuar se pasi është mësuar se çifti gjakovar janë të prekur me Coronavirus, të paktën 5 punonjës të Spitalit të Gjakovës kanë hyrë në karantinë.

Ata kishin qenë në kontakt të afërt fizik me çiftin e infermierëve.

Në mesin e tyre ka edhe mjekë të Spitalit Rajonal të Gjakovës.

Të njëjtit janë edhe duke kryer teste për të parë nëse është transmetuar tek ta pandemia COVID-19, që është bërë shqetësim në gjithë globin.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, të shtunën ka njoftuar se përveç gjakovares 40 vjeçare, edhe tre persona tjerë, nga 30 mostra të dyshuara, kanë rezultuar me Coronavirus.

Njëri nga të infektuarit ka ardhur nga Gjermania dhe jeton në Ferizaj, ndërkohë rastet e tjera janë raste kontakti, dy nga Prishtina, sikurse edhe ajo e gjakovares infermiere.

Kështu, numri në total i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë rezulton të jetë në 28 persona.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat