​Rregullohet problemi i ujit të pijshëm në dy fshatra të Gjakovës

Gjakova

​Rregullohet problemi i ujit të pijshëm në dy fshatra të Gjakovës

Më: 17 prill 2020 Në ora: 14:18
Ilustrim

Fshatrat Brovinë dhe Molliq të Gjakovës nga sot të furnizohen me ujë të nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”. 20 mijë banorë të Rekës së Keqe tashmë janë kyçur në rrjetin e ujësjellësit me furnizim me ujë 24 orë.

KRU Gjakova njofton se për herë të parë po dërgojnë ujin e pijshëm të banoret e Rekës së Keqe dhe Lugut të Çarragojes.

“Afërsisht 20 mijë banorë të Rekës së Keqe tashmë janë kyçur në rrjetin tonë të ujësjellësit duke u furnizuar 24/7 me nivelin më të lartë cilësorë të ujit që rrjedh nga Bjeshkët e Babaj të Bokës. Kompania KRU ‘Gjakova’ në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z. Ismet Ahmeti, falënderon të gjithë banorët e kësaj zone për bashkëpunimin e treguar gjatë kësaj kohe. Kjo nuk është e tëra nga KRU ‘Gjakova’, projektet madhore dhe furnizimi i banorëve me ujë të pijes janë prioritet kryesorë i kompanisë në përmbush jen e rolit prodhues duke rritur ç'do ditë e më shumë fushë veprimtarinë në furnizim me ujë të pijes”, thuhet në njoftimin e KRU Gjakova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat