Kjo është gjendja shëndetësore e gruas shtatzënë me koronavirus nga Gjakova

Gjakova

Kjo është gjendja shëndetësore e gruas shtatzënë me koronavirus nga Gjakova

Më: 20 prill 2020 Në ora: 13:50
QKUK

Një grua shtatzënë e prekur me Covi-19 është duke u trajtuar në klinikën Infektive të QKUK-së është në gjendje kritike.

Doktoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Arjeta Zogaj-Berisha, në një konferencë për media ka njoftuar se shtatzëna është e intubuar pasi është në gjendje kritike.

“Për momentin gjendja e saj është stabile, shpresojmë që të kaloj më mirë, por vështir është me u definuar gjendja e saj përderisa është e intubuar, por parametrat i ka stabil. Edhe gjendja e bebes është e mirë”, ka thënë ajo.

Ajo po ashtu ka njoftuar se 11 pacientë janë me oksigjeno-terapi në gjendje pak më të rëndë, kurse dy të tjerë janë të intubuar, pasi janë në gjendje kritike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat