22 vjeçari në Gjakovë dyshohet se u vra pas një fjalosjeje, policia arreston një person për rastin

Gjakova

22 vjeçari në Gjakovë dyshohet se u vra pas një fjalosjeje, policia arreston një person për rastin

Më: 25 prill 2020 Në ora: 13:02
Ilustrim

Një 22 vjeçar është vrarë mbrëmë në fshatin Nec të Gjakovës. Fillimisht nga Policia është raportuar se ishte vetëvrasje, por se në një përgjigje sot, ata kanë deklaruar se lidhur me rastin është arrestuar një person.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj, ka thënë se motivi i vrasjes dyshohet të jetë një fjalosje mes viktimës D.GJ dhe të dyshuarit, D.P 25 vjeçar.

“Mbrëmë rreth orës 19:50 Policia në Gjakovë nga spitali Rajonal, është njoftuar për një rast vrasje në fshatin Nec. Njësitet policore të Stacionit Policor dhe Hetimeve Rajonale i janë përgjigj rastit. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe bastisjes së një lokacioni policia ka sekuestruar 4 armë dhe ka shoqëruar 2 persona në cilësi të dëshmitarëve ndërsa një person është arrestuar në cilësi të të dyshuarit. Trupi i pajetë i viktimës D.GJ 22 vjeçar me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në IML ndërsa i dyshuari D.P 25 vjeç ndalohet për 48 orë. Motivi i vrasjes është fjalosje në mes të dyshuarit dhe viktimës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat