Gjakova fiton betejën me COVID-19, asnjë i infektuar

Gjakova

Gjakova fiton betejën me COVID-19, asnjë i infektuar

Më: 6 maj 2020 Në ora: 12:58
Foto nga takimi

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka mbajtur mbledhjen e rregullt me Shtabin e Emergjencave për COVID-19.

Në këtë takim u tha se aktualisht në këtë komunën nuk ka asnjë të infektuar me COVID-19, dhe për këtë fakt ai është shprehur mirënjohës ndaj të gjitha institucioneve dhe individëve të përfshirë në menaxhimin e këtij virusi.

Megjithatë, Shtabi i Emergjencave së bashku me Kryetarin Gjini apelojnë tek qytetarët e Gjakovës që të vazhdojnë të respektojnë rregullat, në mënyrë që shumë shpejtë të shpallim fitoren kundër pandemisë.

Ndërkohë, edhe Komuna e Gjakovës me të gjitha institucionet relevante do të vazhdojnë bashkëpunimin për ndërmarrjen e të gjitha masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat