Homazhe në ditën e dëshmorëve të Gjakovës

Gjakova

Homazhe në ditën e dëshmorëve të Gjakovës

Më: 12 maj 2020 Në ora: 20:37
Ilustrim

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjakovë, ka më 17 maj, në ditën e dëshmorëve të Komunës së Gjakovës dhe çlirimit të fshatit Jabllanicë, do të bëjnë homazhe në nderim të të rënëve.

Sipas njoftimit, homazhet do të bëhen në orën 11:00 në Kompleksin e Dëshmorëve në Jabllanicë, ndërsa për shkak të rrethanave të krijuara nga virusi COVID 19 nuk do të mbahet tubimi tradicional.

“Ju lutem të gjithëve që të zbatoni rregullat të caktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Rregullat që ju lusim t’i zbatoni gjatë homazheve janë: distanca 1.5 metra dhe vendosja e maskave mbrojtëse”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat