Zgjerimi i rrugës “Nënë Tereza” përplas pushtetin dhe opozitën në Gjakovë

Gjakova

Zgjerimi i rrugës “Nënë Tereza” përplas pushtetin dhe opozitën në Gjakovë

Më: 15 maj 2020 Në ora: 07:38
Ilustrim

Sot është planifikuar të nisin punimet për zgjerimin dhe rregullimin e rrugës “Nënë Tereza” në qendër të qytetit të Gjakovës.

Në përurimin e punimeve do të marrë pjesë edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.

Mirëpo, projekti për zgjerimin e rrugës kryesore të kësaj komune po kundërshtohet nga dy partitë opozitare në këtë komunë, Alternativa dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Këto dy subjekte do t’i bashkëngjiten një proteste që thuhet se është thirrur nga bizneset që operojnë në këtë rrugë e që të njëjtit janë gjithashtu kundër zgjerimit të rrugës.

Aktualisht, rruga “Nënë Tereza” është me dy korsi dhe me një drejtim qarkullimi, ndërsa sipas planit të Komunës së Gjakovës, ajo do të bëhet me tri korsi si dhe makinat do të mund të lëvizin në dy drejtimet.

Ata që kundërshtojnë këtë projekt thonë se me zgjerimin e rrugës zvogëlohet hapësira për këmbësorë, saktësisht trotuari si dhe do të hiqen 150 drunjë që janë përgjatë kësaj rruge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat