Vrasja e 87-vjeçarit në Gjakovë, kjo ishte arsyeja pse ishin përplasur babai dhe vajza - Bota Sot
Vrasja e 87-vjeçarit në Gjakovë, kjo ishte arsyeja pse ishin përplasur babai dhe vajza

Gjakova

Vrasja e 87-vjeçarit në Gjakovë, kjo ishte arsyeja pse ishin përplasur babai dhe vajza

Më: 22 maj 2020 Në ora: 13:26
Ilustrim

Trashëgimia mund të ketë qenë arsyeja që e ka shtyrë 58-vjeçaren nga Gjakova, që ta vrasë babain e saj 87-vjeçar. Sipas informacioneve që posedon Prokuroria, ata jetonin në një shtëpi dhe se kohëve të fundit, ishin përplasur për çështje trashëgimie.

Detaje të tjera rreth këtij rasti kanë dhënë në Prokurorinë Themelore të Gjakovës

Një vrasje ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në Gjakovë. Brenda një shtëpie në rrugën “Sabrije Vokshi”, është gjetur i vdekur një 87-vjeçar nga kujdestarja e familjes.

Pranë trupit të tij, është gjetur vajza e tij 58-vjeçare, e cila dyshohet se ka kryer vrasjen. E njëjta është me çrregullime mendore që një kohë shumë të gjatë.

Detaje rreth kësaj vrasje, përplasjeve që kishin viktima dhe e dyshuara për vrasje dhe lëndimeve, ka dhënë për Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj.

Selimaji ka thënë se në bazë të informacioneve që kanë, viktima dhe e dyshuara për vrasje janë përplasur kohëve të fundit lidhur me trashëgiminë.

Selimaj ka treguar se 58-vjeçarja ka jetuar bashkë me viktimën dhe se e njëjta është me çrregullime të rënda mendore për një kohë të gjatë.

“Dorasja është me ç’rregullime të rënda mendore për një kohë të gjatë. Ka jetuar me viktimën. Por në bazë të informacionit që disponojmë, kohëve të fundit janë përplasur lidhur me trashëgiminë”, ka thënë Selimaj.

Sipas tij, edhe viktima edhe e dyshuara kanë lëndime.

“Po viktima ka shenja të lëndimeve në kokë dhe fytyrë, por edhe e njëjta ka lëndime”, thuhet në përgjigjet e Selimajt.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar mbrëmë Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Sipas Graishtës, rasti është iniciuar fillimisht si hetim i vdekjes por më vonë gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe intervistimit të dëshmitarëve, në konsultim me Prokurorin e Shtetit është bërë rikualifikim i veprës penale nga hetim i vdekjes në “Vrasje”.

Ai ka treguar për mediat vendore se në cilësi të të dyshuarës për këtë rast është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë një femër rreth 58 vjeçare. Për shkak të gjendjes së saj mendore, ajo është hospitalizuar në repartin psikiatrik në spitalin rajonal ”Isa Grezda” në Gjakovë nën mbikëqyrje të policisë.

“Në cilësi të të dyshuarës është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë një femër rreth 58 vjeçare por e njëjta për shkak të gjendjes së saj mendore është hospitalizuar në repartin psikiatrik në spitalin rajonal ”Isa Grezda” në Gjakovë nën mbikëqyrje të policisë. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë”, ka thënë Graishta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat