Ndërron jetë historiani i njohur i Gjakovës dhe Kosovës Prof.Dr. Masar Rizvanolli

Gjakova

Ndërron jetë historiani i njohur i Gjakovës dhe Kosovës Prof.Dr. Masar Rizvanolli

Nga: Sadri Rexhepi Më: 22 maj 2020 Në ora: 17:02
Prof. Dr. Masar Rizvanolli

Në moshën 87 vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht historiani ynë i mirënjohur në Kosovë Prof.Dr. Masar Rizvanolli.

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike të Prof.Dr. Masar Rizvanollit nga Gjakova, mirëpo pikëllimi për te është edhe më i madh kur dyshohet se ai u nda nga jeta, pas vrasjes nga e bija. Shkollimin fillor dhe të mesëm i përfundoi në vendlindjen e tij të dashur në Gjakovë ndërsa studimet i kishte kryer në Beograd. Kurse studimet e doktoratës i mbaroi në Prishtinë.Për disa kohë ishte mësimdhënës në disa shkoll të ndryshme.Për një kohë ishte ligjërues në Degën Histori-Gjeografi në SHLP të Gjakoës kurse për shumë vite ligjëroi në Degën e Historisë në Fakultetin Filosofik të UP-së.

Ai bashkë me Prof. Skënder Rizajn, Prof.Ali Hadrin, Prof.Shukri Rrahimin, Prof.Masar Kodrën, Prof. Zef Mirëditen konsiderohen themelues të Degës së Historisë dhe ishin shtylla të forta të kësaj dege. Zakonisht shoqërohej me Prof. Skënder Rizajn.

Prof.Dr. Masar Rizvanolli për një kohë të gjatë do të mbetet në kujtesën e shumë gjeneratve që kanë dal nga dora e tij, shumë breza shkollarësh e shumë studijuesish të cilët kanë punuar dhe ende punojnë në shkolla të ndryshme ku jetojnë shqiptarët, në trojet e tyre etnike në ish Jugosllavinë avnojiste, apo më mirë të themi atyre që punojnë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, dhe në Kosovën Lindore.

Prof.Dr. Masar Rizvanolli ishte angazhuar për edukimin e nxënësve dhe studentëve në frymën kombëtare dhe për të ngritur vetëdijen kombëtare që sipas tij vazhdimisht të punohej gjeneratë pas gjenerate e brez pas brezi në rrugën e formimit të shtetit të Kosovës. Disa prej ish nxënësve dhe ish studentëve të tij u dergjen nëpër kazamatët serbosllave duke i bërë sfidë Jugosllavisë avnojiste në kohën e satrapëve, sadistëve kanibalist serbosllav e antishqiptar A.Rankoviqit dhe S.Millosheviqit. Në rrugën e lirisë disa vdiqen në kazamatët serbosllave e disa u vran në luftën e fundit shqiptaro-serbe. Disa ende e kryejn amanetin e tij nëpër institucione të ndryshme edukativo-arsimore.

Prof.Dr. Masar Rizvanolli ishte autor i shumë punimeve shkencore, i disa teksteve shkollore dhe i disa monografive shkencore. Ai ishte edhe pjesmarres i shumë sipoziumeve shkencore e shpesh herë edhe organizator dhe udhëhëqes i sancave shkencore. Ai ishte anëtar i Shoqatës së Historianëve të Kosovës.(...)

Ngushllime familjes, të afermëve, shokëve,ish nxënësve, ish studentëve e dashamirëve që e njohen e Prof. Masari u preft i qetë në paqe dhe i qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat